[ad_1]

Misteri i vrasjes së Tupac, arrestohet një burrë



Policia e Las Vegas ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen e reperit Tupac Shakur, e cila ka mbetur e pazbardhur prej 27 vitesh.

Legjenda e hip-hopit u qëllua 4 herë dhe vrasësi i tij kishte mbetur një mister.

Sipas CNN, personi i arrestuar është Duane “Keffe D” Davis, teksa është ende e paqartë se cilat janë akuzat e ngritura ndaj tij, për një ndër ngjarjet më rënda në historinë e muzikës amerikane.

Duane Keith “Keefe D” Davis u arrestua herët në mëngjesin e së premtes dhe mbi të rëndojnë akuza, ende jo publike për vrasjen e Tupac, raporton “AP”, e cila shkruan se ka kontaktuar me dy zyrtarë që kanë informacion të dorës së parë mbi këtë arrestim.

Davis  nuk është një emër i ri për vrasjen e reperit sepse ai ka pranuar në intervista dhe në librin e tij, “Compton Street Legend” se ishte brenda Cadillac-ut prej të cilit dolën të shtënat drejt tij.

Keefe D është xhaxhai i Orlando Anderson, i cili është i dyshuar nga publiku si vrasësi i Tupac.







[ad_2]

Leave a Reply