[ad_1]

Forcat zjarrfikëse të Tiranës kanë treguar mirënjohjen e tyre për mjekët e Spitalit Infektiv duke i bërë një surprizë ditën e sotme. Ata janë radhitur pranë spitalit, duke ruajtur distancën, ndërsa në duar mbanin pankarta me mesazhe falënderuese për mjekët.

“Zjarrfikësit e Tiranë falënderojnë dhe nderojnë mjekët dhe infermierët e Spitalit Infektiv në QSUT” shkruhet në një njoftim të bërë nga Zjarrfikësit.

Në disa prej pankartave shkruhej: “Mami, kur do kthehesh?”, “Jeni heronjtë tanë”, “Do ta fitojmë betejën”, etj.

Mjekët janë përlotur nga ky gjest i ndjerë.

[ad_2]

Leave a Reply