Modelja bukuroshe ka vendosur të hedhë poshtë sfilatat e D&G, për të ardhur në ndihmë të të moshuarëve, gjatë pandemisë së Covid-19.
Modelja, Harriet Rose, ka zbuluar me anë të një postimi në Instagram se është zhvendosur në një shtëpi të kujdesit për të moshuar, gjatë kësaj kohe të vështirë pandemie.
Në llogarinë e saj në media sociale, ka ndarë me 5.500 ndjekësit e saj lajmin e mirë se deri më tani, në atë qendër nuk ka asnjë viktimë, dhe me këtë gjë ajo krenohet. Ajo gjithashtu ka ndarë disa foto të sajat, e veshur me uniformën e stafit.