[ad_1]

Mozzik dhe fondacioni i hapur nga ‘Fundjavë ndryshe’ në ‘GoFundMe’ kanë arritur që të mbledhin 1 milion dollarë brenda një dite për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Janë mbledhur 1 milion dollarë nga fondacion i hapur për të mbledhur të holla për njerëzit në Shqipëri të cilët u prekën nga tërmetet dhe që humbën familjarë dhe shtëpitë e tyre.

Ky fondacion është hapur përmes platformës ‘GoFundMe‘, përmes së cilës njerëzit nëpër botë mund të dhurojnë shumca të ndryshme parash, sipas mundësive.

E deri tani, prej dje kur është hapur fondacioni nga organizata bamirëse ‘Fundjavë Ndryshe‘, me ndihmë të reperit Mozzik, ka arritur që të mbledhë një shumë prej 1 milion dollarë deri tani.

Shumë shqiptarë janë bërë bashkë për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të rrethinave të prekura, ndërsa të gjitha këto para që janë mbledhur dhe do të vazhdojnë të mblidhen, do të shkojnë pikërisht për ta.

The post Mozzik dhe ‘Fundjavë ndryshe’ mbledhin shumën rekord prej 1 milionë dollarësh në ndihmë të të prekurve nga tërmeti appeared first on 98.5 FM.

[ad_2]

Leave a Reply