[ad_1]

Këngëtarja e njohur Nexhmije Pagarusha
ka ndërruar jetë sot në moshën 86- vjeçare.

E njohur si “Bilbili i Kosovës”, Pagarusha për 40 vite  i dha aq shumë muzikës shqiptare.

Një nga zërat më të veçantë, Nexhmije Pagarusha vijon të frymëzojë artistët e rinj. Përtej zërit dhe interpretimeve të jashtëzakonshme që Pagarusha lë në historinë e muzikës shqiptare, ajo me një portret dhe staturë prej artisteje, kërkohet jo vetëm në opera, por edhe në produksionet kinematografike e skenat teatrale. Në 40 vite karrierë, kjo artiste që studioi në Beograd, nuk interpretoi vetëm Puccinin dhe Verdin, por i la muzikës shqiptare këngë si Baresha, Zambaku i Prizrenit, Ke selvitë, E dehur jam, ndërsa mendohet se me zërin e saj janë regjistruar rreth 150 materiale muzikore.

The post Muzika shqiptare humb ‘Bilbilin e Kosovës’, ndërron jetë Nexhmije Pagarusha appeared first on 98.5 FM.

[ad_2]

Leave a Reply