[ad_1]

Pas vdekjes së ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, temë e rëndësishme e diskutimit në opinion ishte ndarja e pasurisë së tij dhe se kush do t’i trashëgojë miliardat e tij.

Sipas gazetës italiane Ansa, kjo gjë tashmë veçse ka ndodhur.

Ajo që ish-bosi i Milanit u ka lënë  fëmijëve të tij Marina, Pier Silvio, Barbara, Eleonora dhe Luigi llogaritet të jetë një pasuri mbi pesë miliardë euro, përfshirë këtu kompanitë e listuara, investimet e mëdha në pasuri të paluajtshme, letra me vlerë, vepra arti dhe likuiditet.

Pjesën më të madhe e ka Fininvest, me një vlerë prej 2.8 miliardë eurosh, bashkë me aksionet e tij në Mfe-Mediaset në grupe të tjera, konkretisht Ei Toëers dhe Prosieben, bëhen katër miliardë. Pasuritë e paluajtshme të ish-shefit të qeverisë italiane vlerësohen të jenë rreth 700 milionë euro. Në fund hyjnë edhe jahtet dhe të gjitha pikturat e shumta të blera ndër vite nga themeluesi i Bisciones.

Marina dhe Pier Silvio mes tyre do të kenë afërsisht 53% të aseteve, me rrjedhojë kontrollin mbi aksionet e kompanive nëpërmjet Fininvest dhe fëmijët Barbara, Eleonora dhe Luigi do të kenë disponueshmëri personale shumë të rëndësishme. Ndërkaq raportohet se ish-bashkëshortet, të dyja të divorcuara, ishin të përjashtuara nga testamenti. Rikujtojmë se Silvio ndërroi jetë më 12 qershor në moshën 87 vjeçare pasi vuante nga leuçemia. 

The post Ndahet më në fund pasuria e të ndjerit Silvio Berlusconi! appeared first on City Radio 88.0 FM.

[ad_2]

Leave a Reply