[ad_1]
Iris Apfel ka ndërruar jetë në moshën 102-vjeçare. Vdekja e saj u konfirmua nga një zëdhënës, Stu Loeser, i cili tha për New York Times se ikona kishte ndërruar jetë në shtëpinë e saj, në Palm Beach. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së saj.
Apfel njihet për veshjet e saj shumëngjyrëshe, bizhuteritë dhe syzet e mëdha, të cilat frymëzuan edhe një ekspozitë të zhvilluar në vitin 2005 në “Metropolitan Museum of Art’s Costume Insititute”.
Iris e ka nisur karrierën e saj në botën e reklamave, ku punonte si copywriter në “Women’s Wear Daily”, pranë dizajnerit të interiorit, Elinor Johnson. Në vitin 1948, ajo u martua me Carl Apfel, me të cilin nisi një firmë materialesh tekstike dhe hoqën dorë prej saj 44 vite më vonë. Carl ndërroi jetë në moshën 100-vjeçare, në vitin 2015.
Apfel, gjatë rrugëtimit të saj, ka qenë pjesë e projekteve të ndryshme dizenjimi dhe restaurimi, përfshirë edhe rinovimin e Shtëpisë së Bardhë për 9 presidentë: Harry S. Truman, Dwight D. Eisenhower, John F. Kennedy, Lyndon B. Johnson, Richard Nixon, Gerald Ford, Jimmy Carter, Ronald Reagan dhe Bill Clinton.
Përpos faktit se ishte një ndër ikonat e modës, Apfel ka qenë edhe pedagoge e jashtme në universitetin “Texas-Austin”.
[ad_2]