Është ndarë dje nga jeta në banesën e saj në Laprakë Nexhmije Hoxha gruaja e ish-diktatorit Enver Hoxha.
Në 8 shkurt ajo festoi 99-vjetorin, ndërsa publikoi edhe një libër me rreth 530 faqe, për historitë e kaluara. Në këtë libër autorja mbronte maksimalisht figurën e të shoqit, dhe kujtonte edhe vizitat e shumta që priste në shtëpi pas vdekjes së Enverit.
Me Enver Hoxhën, ajo u martua në 1 janar të vitit 1945. Ka tre fëmijë, 2 djem dhe një vajzë.
The post Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare, Nexhmije Hoxha appeared first on 98.5 FM.