Beat FM Albania

Në muaj mjalti pas martesës, Jonida Vokshi pozon me bikini

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Pak ditë më parë moderatorja dhe aktorja Jonida Vokshi, i dha fund beqarisë në një ceremoni të mbajtur në bregdet në Durrës.
Pas martesës ajo dhe i shoqi, Besnik Krapi kanë nisur muajin e mjaltit, siç është bërë traditë për gjithë çiftet e sapomartuara.
E cilësuar si një prej nuseve më me stil për shkak të thjeshtësisë së saj, Jonida njihet si natyrë e rezervuar.
Mirëpo Jonida nuk i ka kursyer dy fotografi për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku shihet me bikini.
Në njërën prej tyre pozon së largu buzë pishinës, ndërsa në një tjetër e cila duket në gjysmë errësirë, ekspozon linjat teksa qëndron mbështetur pas disa hekurave.
Bie në sy trupi i tonifikuar i Jonidës, e cila duhet thënë se është një prej femrave më të bukura shqiptare.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED