Një nga dyshet më të përfolura të tregut muzikor shqiptar, ka qenë G Bani dhe Crazy Girl për të cilët shpesh janë përhapur thashetheme se kanë qenë në një lidhje. E sidomos pas këngës “Te Dua”. Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë mes tyre, këtë e sqaron vetë reperi në intervistën e dhënë në emisionin “Glamour Zone” në TV ORA.
Ester Bylyku: Po përfitoj pak nga sinqeriteti yt. Më thuaj të vërtetën, në të kaluarën ke patur diçka më tepër se shoqërore me Crazy Girl?
G Bani: Lajmi i mirë është se për Crazy-n gjithmonë kam patur admirim dhe adhurim për të, jo vetëm unë por të gjithë djemtë që e njihnin kanë patur debulesë për të. Sepse ajo shoqërohej vetëm me djem. Jo vetëm nga paraqitja jashtme, por edhe si person është shumë i mirë. Ndërsa lajmi keq është që asnjëherë s’kemi patur lidhje. Jemi vetëm miq.
The post Në një lidhje me Crazy Girl? G Bani zbulon për herë të parë çfarë ndodhi mes tij dhe reperes appeared first on 98.5 FM.