[ad_1]

Prokurorët e Los Angelesit kanë ngritur katër akuza të
reja për krime seksuale kundër Harvey Ëeinstein.Disa orë pasi manjati i filmit,
mbërriti në një sallë gjyqi në Manhattan të hënën (6 janar), prokurorja në
qarkun e Los Angeles, Jackie Lacey, mbajti një konferencë për shtyp në
Kaliforni për të njoftuar se Ëeinstein po përballet me akuza kriminale për
përdhunim, marrëdhënie të detyrueshme orale, penetrim të dhunshëm seksual, dhe
sulm seksual me forcë. Akuzat kanë të bëjnë me dy incidente të ndara në vitin
2013, kur dyshohet se ai e dhunoi një femër dhe e sulmoi seksualisht një
tjetër. Ëeinstein, dikur njëri nga producentët më të fuqishëm të Hollyëoodit,
përballet me pesë akuza në total dhe mund të dënohet me burgim të përjetshëm
nëse shpallet fajtor. Akuzat kundër tij janë ngritur në maj të vitit 2018, Ëeinstein
është liruar muajin pasues pasi ka paguar një kusht prej 1 milion dollarësh. Përzgjedhja
e jurisë që do ta gjykojë Ëeinsteinin nisi të hënën, ndërsa gjykimi i
drejtpërdrejtë pritet të fillojë pas rreth dy javësh.

The post Në prag të gjykimit për sulme seksuale, Harvey Winstein përballet me 4 akuza të reja appeared first on 98.5 FM.

[ad_2]

Leave a Reply