Beat FM Albania

Aksidenti në hetim! Ilda Bejleri : ‘Çdo gjë është mashtrim’

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Ditën e djeshme, moderatorja Ilda Bejleri u përfshi në
një aksident me makinë pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë. Siç u bë e
ditur, Ilda kishte përplasur me makinë një 64-vjeçare, ndërsa më pas ishte
larguar nga vendi i ngjarjes. Moderatorja i mohoi këto akuza, duke u
shprehur e bindur se nuk e kishte prekur aspak gruan e moshuar. Pas denoncimit
të gruas, Bejleri u shoqërua në polici dhe makina e saj “X5” u sekuestrua nga
policia ndërsa ajo do të hetohet tashmë në gjendje të lirë. Ilda është akuzuar
për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i
aksidentit”. Nëse këto akuza do të provohen, atëherë moderatorja do
të dënohet me gjobë ose me burgim deri në 1 vit.

The post Aksidenti në hetim! Ilda Bejleri : ‘Çdo gjë është mashtrim’ appeared first on 98.5 FM.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED