Beat FM Albania

Bebe Rexha viziton Bubqin: Nuk do e harroj kurrë nga vij, sepse kam gjak shqiptari

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Ditën e sotme Bebe Rexha ka mbërritur në Shqipëri dhe menjëherë ka vizituar Bubqin, që është një ndër fshatrat që është prekur nga tërmeti. Sapo ka arritur në vend, këngëtarja ka takuar Bes Kallakun dhe Xhensila Myrtezaj që ju kanë qëndruar pranë banorëve të Bubqit në këto ditë. Bebe ka parë vetë situatën e shtëpive të dëmtuara dhe ka treguar se me paratë që ka mbledhur do të ndërtojë dy shtëpi, ose ndoshta edhe më tepër. Gjatë deklaratës së saj për mediat, Rexha është shprehur se dëshiron shumë që kjo ngjarje të fitojë vëmendje ndërkombëtarisht dhe ka falenderuar të gjithë trupat speciale që ndihmuan në operacionin e kërkim-shpëtimit. “Nuk ka rëndësi sa larg shkoj unë në jetën time, nuk ka rëndësi sa famë fitoj, unë nuk do e harroj kurrë nga vij, sepse në zemrën time ka gjak shqiptari, kështu që unë do të jem gjithmonë pranë Shqipërisë. Unë e di që ne jemi të fortë, jemi bijtë e Nënë Terezës. Unë e di që jemi bujarë dhe ka ardhur koha të jemi bashkë dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin. Unë e dua shumë vendin tim”, ka thënë Bebe për mediat. Këngëtarja është shprehur se ajo ka ardhur në Shqipëri për ta parë vetë me sy situatën, për të ndjerë të njëjtat emocione si të tjerët. Bebe do të qëndrojë në Shqipëri për vetëm 1 ditë, pasi i duhet të vazhdojë turneun e saj.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED