Beat FM Albania

Enrique pozon me vajzën e porsalindur

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Pak ditë më parë u tha se Enrique Iglesias ishte bërë baba për herë të tretë. Ishte vëllai i këngëtarit ai i cili zbuloi lajmin e bukur. Në një intervistë për radiotelevizionin kilian ADN, ai tha se këngëtari ishte bërë baba për herë të tretë, por pa dhënë detaje mbi emrin apo gjininë e bebit.

Së fundmi këngëtari ka vendosur të ndajë me ndjekësit e tij në Instagram një foto shumë të embël në takimin e parë me bebin. Fjongo në kokën e foshnjës na la të kuptojmë se çifti është bërë me vajzë. Krahas fotos, këngëtari tregoi se e vogla kishte ardhur në jetë në datën 30 të muajit janar, ndërsa emrin e saj ende nuk e kanë zbuluar për publikun.

Enrique dhe partnerja, Anna Kournikova janë gjithashtu prindër të dy binjakëve 2-vjeçarë, të quajtur Lucy dhe Nicholas.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED