Beat FM Albania

Justin Bieber tregon momentin kur e kuptoi se Hailey ishte ‘e duhura’

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Justin Bieber është kokë e këmbë në dashuri dhe i pasionuar pas gruas së tij Hailey.. Këtë e tregon jo vetëm kënga e tij e fundit ‚Yummy‘, një reflektim i jetës sekuale të çiftit por edhe deklaratat e njëpasnjëshme të Justin. Në një intervistë të fundit, këngëtari kanadez foli për momentin kur e kishte kuptuar se Hailey ishte e duhura.

Ai tha se e kishte parë atë në një event, duke mbajtur në duar një bebe dhe diçka kishte bërë ‘click’ menjëherë. ‘E pashë mënyrën si e shikonte dhe e mbante atë bebe dhe mendova me vete: ‘Ajo është. Dua që nëna e fëmijëve të mi të shikojë fëmijët tanë kështu si ajo po shikon këtë bebe. E doja këtë gjë dhe e kuptova se ajo ishte gati të ma ofronte’ tha Justin i cili nuk i fshehu edhe planet për të nisur së shpejti një familje me Hailey-n.

‘Jam shumë i emocionuar dhe mezi pres të bëj bebe me ty Hailey’ iu drejtua ai gruas së tij gjatë intervistës.

The post Justin Bieber tregon momentin kur e kuptoi se Hailey ishte ‘e duhura’ appeared first on 98.5 FM.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED