Beat FM Albania

Mbretëresha bashkon vëllezërit

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Princ William dhe Princ Harry do të shfaqen bashkë muajin tjetër, pas kaq kohësh shkëputje që prej largimit të dukës së Sussex nga pallati mbretëror. Aktualisht Harry është duke jetuar në Kanada së bashku me partneren e tij, Meghan. Burime për ‘Cosmopolitan’ kanë bërë të ditur se Harry do të rikthehet në muajin mars në Londër pranë vëllait të tij.

Ka qenë mbretëresha Elizabeth e cila ka kërkuar bashkimin e Harry-t dhe William në eventet e muajit mars. Ajo ka theksuar se dëshiron që ata të dy të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe të jenë gjithmonë të bashkuar.

Kujtojmë se pas largimit të Harry-t nga Kensington, Elizabeth u shpreh se e respekton vendimin e tij ndonëse do donte që ai të ishte gjithmonë pjesë e pallatit mbretëror.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED