Beat FM Albania

Shënohet viktima e tetë nga COVID-19

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Në harkun e pak orëve nga vdekja e 85-vjeçares nga Tirana është regjistruar viktima e tetë nga koronavirusi në Spitalin Infektiv në kryeqytet.

Ministria e Shëndetësisë njoftom se një pacient 66-vjeçar nga Fieri, i konfirmuar me COVID-19 pësoi vdekje të papritur (infarkt) mëngjesin e sotëm.

66-vjeçari trajtohej prej dy ditësh në spitalin Infektiv në QSUT. Pavarësisht ndihmës së menjëherëshme të stafit mjekësor, 66-vjeçari që vuante nga sëmundje kronike pulmonare, hipertension, hemoragji gastro-intestinale, nuk arriti të mbijetojë.

66-vjeçari është viktima e tetë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social si dhe të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED