Shkon në 7 numri i viktimave nga COVID-19



Shkon në 7 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë raporton se ka ndërruar jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e cila kishte mbërritur te Spitali Infektiv pasditen e sotme, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e cila ka mbërritur gjatë pasdites në spitalin infektiv, në gjendje të rëndë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv. 85-vjeçarja është viktima e shtatë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të jenë shumë të kujdesshëm

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows

TouchCarousel Warning: No posts found with selected settings.