Beat FM Albania

Shtëpia e Maks Velos, “Monument Kulture”

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Shtëpia e intelektualit dhe artistit, Maks Velo, i cili ndërroi jetë tre ditë më parë merret në mbrojtje nga shteti dhe shpallet “pasuri kulturore”.

Lajmin e bëri të ditur, Ministria e Kulturës, e cila tha se në respekt të figurës dhe kontributit të dhënë përmes artit, profesionalizmit, dëshmisë dhe mendimit të lirë, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore vedosi të shpallë “Monument Kulture të Kategorisë II”, banesën e intelektualit, piktorit, arkitektit dhe shkrimtarit, Maks Velo, në Rrugën “Hoxha Tahsin”.

“Në bashkëpunim edhe me pronarët e banesës, të cilët duhet të resektojnë të drejtat dhe detyrimet, që përcakton Ligji nr.27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, i hapet udhë muzealizimit të shtëpisë së Maks Velos, që garanton ruajtjen të pacenuar të trashëgimisë intelektuale dhe artistike e tij”, thuhet në vendimin e Ministrise se Kultures.

Tashmë janë institucionet përkatëse të trashëgimisë kulturore, nën varësinë e Ministrisë së Kulturës, që do të kujdesen dhe do të përcaktojnë masat që duhen marrë, për vënien në mbrojtje të këtij objekti.

Maks Velo u nda nga jeta në datën 7 maj 2020, në moshën 85-vjeçare.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED