Shtohen raste të reja me koronavirus në Elbasan



Tre persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit në Elbasan duke e çuar në 15 totalin e të infektuarve në këtë qytet.

Rastet e fundit thuhet se kanë lidhje me të pronarin e lokalit pranë Gjykatës së Elbasanit, i cili u konfirmua si i infektuar para disa ditësh, thonë burime për ISHP.

Ndërkohë thuhet se janë shëruar tre pjesëtarët e familjes së 35-vjeçarit, rasti i parë me Covid-19 në Elbasan.

Të tre anëtarët e familjes përkatësisht të moshës 31, 57 dhe 59 vjeç, janë shëruar nga koronavirusi.

Së bashku me rastet e reja të ditës së sotme, ata duhet të vijojnë të qëndrojnë në karantinë.

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows

TouchCarousel Warning: No posts found with selected settings.