Zucchero xhiron klipin e këngës në sheshin bosh në Venecia



Rokeri italian, Zucchero Fornaciari, ka publikuar videoklipin e këngës “Amore Adesso!”, të cilin e ka xhiruar në sheshin bosh të San Marcos në Venecia.

Është fjala për një prej shesheve më të vizituara në botë, i cili në kushte normale është përplot turistë, mirëpo këtë vit për shkak të pandemisë së coronavirusit është zbrazët dhe i shkretë.64-vjeçari kësaj radhe i këndon dashurisë, ndërsa klipi është xhiruar në fillim të majit dhe disa ditë më pas është publikuar në kanalin e tij në YouTube.

Zucchero ka thënë se ky shesh ka rëndësi shumë të madhe për të, prandaj përmes videos ka dashur t’u dërgojë mesazh bashkëkombësve të tij që të jenë të guximshëm dhe të mos e humbin shpresën.

“Amore Adesso!” është versioni italian i këngës “No Time For Love Like Now” të muzikantëve amerikanë, Michael Stipe (nga grupi “REM”) dhe Aaron Dessner (nga grupi “The National”).

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows

TouchCarousel Warning: No posts found with selected settings.