[ad_1]

Qeveria zgjati pa afat masat shtrënguese deri në fund të pandemisë, por kryeministri Rama njoftoi pak orë më vonë se po diskutohen një plan i lehtësimit gradual të tyre deri në mesin e këtij muaji.

Ndërkohë nga java e ardhshme do të ketë lehtësira të lëvizjes.

Rama: Ne po detajojmë një plan të lehtësimit gradual të masave që do të hyjë në zbatim menjëherë sapo të shohim zbutje të kurbës. Nuk e dimë kur do të ndodhë por deri në mes të prillit do të kuptojmë sa thellë është shtrirë ky armik mes nesh. Po studiojmë disa lehtësira edhe për lëvizjen duke filluar me pikatore nga java e ardhshme. Prisnim kërcim të numrave në javën që lamë pas por nuk ndodhi as këto ditë. Na bën optimist por nuk do të thotë asgjë deri sot. Vigjilencë dhe rezistencë. Fati i kësaj lufte nuk varet vetëm nga ky armik por edhe rezistenca jonë.Do të jetojmë me ditën, jo me javën dhe as me muajin sepse ndryshe se fitojmë dot këtë luftë.

[ad_2]

Leave a Reply