[ad_1]
Nicole Kidman rrëfen pasiguritë në fillimet e karrierës
Nicole Kidman është absolutisht një nga aktoret më të sukseshme të Hollywood-it me plot 72 filma, 22 shfaqje televizive dhe vlerësime të shumta.
Por 56-vjeçarja rrëfen se është ndierë e pasigurit në fillimet e karrierës pasi i është thënë vazhdimisht se ishte shumë e gjatë për të qenë një aktore e suksesshme.
Megjithatë, ylli i “Big Little Lies” ka rrëfyer se me kalimin e kohës është mësuar të vlerësojë faktin se është e gjatë.
Duke qenë nënë e dy vajzave ajo shpjegon se është munduar të bëjë një punë të mirë në rritjen e fëmijëve të saj nisur nga vështirësit me të cilat është hasur vetë.
“Ajo që u them vajzave të mia është se asgjë nuk ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi është se si i lejoni njerëzit e tjerë që t’ju thonë “po” ose “jo” dhe nëse e pranoni këtë. Rezistenca e brendshme si qenie njerëzore, është superfuqia e vërtetë”, shpjegon aktorja.
Sa i përket projekteve të reja në fushën e kinematografisë Kidman aktualisht është duke xhiruar filmin e ri Babygirl.
[ad_2]