Beat FM Albania

Një humbje e vështirë, Megan Fox flet për herë të parë për abortin

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Një humbje e vështirë, Megan Fox flet për herë të parë për abortin



Megan Fox ka përjetuar një abort spontan.

Në një intervistë me “Good Morning America”, aktorja thotë se ka humbur fëmijën me partnerin e saj Machine Gun Kelly.

“Nuk kam kaluar kurrë diçka të tillë në jetën time”, shprehet Fox. “Kam tre fëmijë kështu që ishte e vështirë për të dy ne. Na bëri të përjetonim një udhëtim të vështirë bashkë dhe veçmas, bashkë dhe të ndarë duke u përpjekur të kuptojmë ‘Çfarë do të thotë kjo? Pse ndodhi?’”

Aktorja ka tre fëmijë, Noah, Bodhi dhe Journey me ish-bashkëshortin Brian Austin Green.

Ajo ka shkruar dy poezi për abortin e saj në librin e ri “Pretty Boys Are Poisonous”. Sipas “People”, Fox lë të kuptohet se foshnja ishte vajzë sepse përmend ultrasound-in e kryer në javën e 10-të.

Në një poezi Fox shkruan për dëshirën për të parë foshnjen e saj, ndërsa në një tjetër përdor përemrin vetor “e saj”. “Më thuaj të lutem,  cili është çmimi për shpirtin e saj?”, shkruhet në poezi.

Machine Gun Kelly përmendi diçka për shtatzëninë e partneres gjatë Billboard Music Awards në vitin 2022. Ai i dedikoi Megan këngën “Twin Flames” dhe më pas shtoi “kjo është për fëmijën tonë të palindur”, pa dhënë detaje të mëtejshme./







iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED