Kina po përballet me një prej viruseve më të frikshëm në 17 vitet e fundit që nga epidemia SARS në 2003-shin.
Pekini po anulon ngjarje të mëdha publike, përfshirë panairin për Vitin e ri Hënor të Kinës, për shkak të Koronavirusit.
Qytetarët në Kinë shihen të tmerruar dhe nga videoja e publikuar nga “Daily Mail” shihet se si njerëzit e infektuar bien në mes të rrugës.
Duket se askush nuk iu afrohet pranë derisa mbërrin ambulanca, pasi të gjithë kanë frikën e infektimit.
Ky virus deri më tani u ka marrë jetën të paktën 26 personave dhe qindra të tjerë janë duke u mjekuar.