[ad_1]

Meritan Shabani, 20 vjec, futbollist i rritur te Bayern Mynih pranoi të bëhet pjesë e kombëtares së Kosovës.

Sipas mediave në Kosovë që publikojnë lajmin vendimin për t’i thënë PO festës 20 vjecari e mori pas rezultateve shumë të mira të ekipit të vendit të tij të origjinës.

Pas dy viteve pa asnjë humbje, Kosova u mposht vetëm nga Anglia, ndërsa më herët kishte mundur Çekinë. Në ekipin e suksesshëm janë pjesë futbollistët, Florent Muslija, Valdrin Mustafa, Florent Hadërgjonaj, Eris Abedini, Idriz Voca, Edon Zhegrova edhe të tjerë.

Ata janë pjesë e Kosovës edhe pse më parë kanë pasur mundësi të luajnë edhe për vendet tjera si Shqipëria, Gjermania e Zvicra. Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka deklaruar se shteti është duke përgatitur pasaportat për disa futbollistë të rinjë që do të bëhen “Dardanë”.

[ad_2]

Leave a Reply