[ad_1]
Supermarketi Fortnum & Mason prej 28 vitesh vijon të plotësojë një nga dëshirat e fundit të këngëtarit të njohur Freddie Mercury. Edhe pse ndërroi jetë 28 vite më parë, ylli i muzikës, kishte caktuar një pjesë të trashëgimisë të tij për blerjen e dhuratave të Krishtlindjes për familjarët dhe të afërmit.
Lideri i Queen dëshironte shumë që miqtë e afërt të kishin çdo Krishtlindje një dhuratë prej tij për të hapur poshtë pemës. Kështu që nga vigjilja e Krishtlindjes së 1992 nga supermarketi Fortnum & Mason në rrugën 181 në Piccadilly shpërndahen pako me dhurata për njohje të vjetra, nipër dhe të afërm të Mercury.
Një prej tyre është Elton John i cili rrëfen se një muaj pas vdekjes së këngëtarit, kishte marrë nga Mercury si dhuratë për Krishtlindje, një pikturë të rrallë të fundit të viteve 1800 të piktorit anglez, Henry Scott Tuke.
The post Nuk jeton prej 28 vitesh, por Freddie Mercury vijon të dërgojë dhurata appeared first on 98.5 FM.
[ad_2]