OBSH: Bie numri i përdoruesve të duhanit në mbarë botën
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se numri i përdoruesve të duhanit në mbarë botën ka rënë me 19 milionë gjatë dy viteve të fundit. Kjo përkundër faktit se popullsia e botës është rritur, raportoi sot OBSH-ja në Gjenevë.
Sipas OBSH-së numri i përgjithshëm i përdoruesve vlerësohet në 1,25 miliardë persona. Megjithatë, drejtori i OBSH-së për Promovimin e Shëndetit, Rüdiger Krech tha se kishte një ndryshim të dukshëm në Evropë, ku shkalla e grave që përdorin duhan është dy herë më e lartë se mesatarja globale dhe po bie më ngadalë se në rajonet e tjera të botës.
OBSH-ja është gjithashtu e shqetësuar për cigaret elektronike, të cilat nuk përmbajnë duhan, por lëngje që përmbajnë nikotinë. Sipas saj, këto janë po aq të rrezikshme për shëndetin sa edhe produktet e duhanit.