[ad_1]

Teatri i Operës dhe Baletit do të hapë sot sezonin e ri artistk, që për herë të parë në historinë e këtij teatri do të bëhet në sheshin Skënderbej, në Tiranë.

Ky sezon do të hapet sonte me “Opera Open Countdown” një grand gala me pjesët më të njohura solistike, orkestrale, koralet e famshme nga operat dhe baletet si: “La Sylphide”, “Arrëthyesi” operat “La Traviata”, “Die Fledermaus”, “Il Trovatore” dhe “Carmen”.

Ndërsa mbrëmjen e nesërme do të jepet një koncert shumë demokratik me këngë dhe kërcime nga kompozitorët dhe koreografët më të njohur me pjesë shqiptare dhe huaja.
Kryeministri Rama uroi mirëmëngjes me ftesën për të marrë pjesë në hapjen e sezonit artistik të TKOB.

“Mirëmëngjes dhe me ftesën për të mos e humbur sonte, hapjen e madhe të sezonit të ri artistik, që për herë të parë në historinë e Teatrit të Operas e Baletit, do të bëhet në Sheshin Skënderbej, ju uroj një ditë të mbarë”, theksoi Rama.

Në hapjen e sezonit artistik të TKOB marrin pjesë: Orkestra e TKOB, dirigjent: Cem Mansur, solistët dhe trupa e Baletit të TKOB, trupa e Korit, Dirigjent : Dritan Lumshi. Në program janë Opera Carmen – G. Bizet, Uverturë, ekzekuton: Orkestra e TKOB, Arie e Carmen “Chanson Boheme” shkëputur nga Akti i dytë, Interpretojnë: Vikena Kamenica, Solist baleti: Ledia Sulaj dhe Dion Gjinika, Trupa e korit dhe e baletit të TKOB, etj.

[ad_2]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *