[ad_1]
Pasuria e përbashkët e pesë personave më të pasur në botë është rritur më shumë se dyfish krahasuar me vitin 2020, përkatësisht në 869 miliardë dollarë, përderisa 5 miliardë persona janë bërë më të varfër, tha grupi kundër varfërisë, Oxfam.
Në raportin e Oxfamit, që është publikuar në javën që mblidhen elita në Forumin Botëror Ekonomik në Davos, gjeti se miliarderët tani janë aksionarë në 7 nga 10 kompanitë më të mëdha në botë.
Oxfam bëri thirrje më 15 janar që qeveritë të frenojnë pushtetin e korporatave duke prishur monopolet, duke vendosur taksa mbi fitimet e mëdha dhe pasuritë, duke promovuar alternativa për kontrollin e aksionarëve, të tilla sikurse forma që pronësinë ta kenë punonjësit.
Vlerësohet se 148 korporatat kryesore kanë pasur fitim prej 1.8 trilion dollarë, 52 për qind më shumë sesa mesatarja 3-vjeçare, duke u mundësuar që aksionarët të kenë fitime dhe miliona punëtorë të përballen me krizat e kostos së jetesës, përderisa inflacioni çoi në uljen e pagave.
Rritja e pasurisë gjatë inflacionit ka bërë që pesë miliarderët kryesorëtop të fitojnë të ardhura të mëdha. Njerëzit më të pasur në botë, që kanë dyfishuar të ardhurat e tyre janë pronari i Teslas, Elon Musk, shefi i LVMH, Bernard Arnault, pronari i Amazonit, Jeff Bezos, bashkëthemelues i Oracle, Larry Ellison, dhe investitori Warren Buffett.
[ad_2]