[ad_1]

Pa aksidentin e së motrës, Penelope Cruz rrëfen traumën e fëmijërisë: Kam frikë t’i jap makinës



Penelope Cruz ka rrëfyer frikën e saj për të drejtuar makinën pasi ka parë aksidentin që ka pësuar motrën e saj, Mónica.

“Kam frikë të drejtoj makinën. Motra ime u aksidentua përpara syve të mi kur isha 8 ose 9 vjeç”, tha aktorja. 49-vjeçarja përshkroi në detaje ditën e aksidentit, duke shpjeguar se si “koha ndaloi” pasi kaloi në shok.

“Është një traumë e madhe sepse e pashë që humbi vetëdijen. Isha në spital,  e mpirë dhe u thosha njerëzve ‘motrën time e shtypi makina’”, kujtoi ajo gjatë një interviste me Elle.

Mónica u rikuperua, por Penelope tha se “do ishte tmerruar” nëse do e kishte parë ngjarjen në moshë të rritur. Asaj iu kujtua trauma e fëmijërisë gjatë promovimit të filmit “Ferrari”, ku luante rolin e Laura Ferrarit në krah të Adam Driver si Enzo.

Në një pjesë të historisë trajtohet humbja e djalit të çiftit, Dino. Penelope tha se roli i një nëne që vuante humbjen e të birit ishte i vështirë për shkak të kujtimit të aksidentit të së motrës dhe ndjeshmërisë së lartë ndaj ndjenjave të të tjerë







[ad_2]

Leave a Reply