[ad_1]

Në Nju Jork u zhvillua në fundjavë Parada e përvitshme e Halloween-it, e gjitha për qentë. Pronarët e miqve të vegjël më katër këmbë sollën një larmi kostumesh ku spikatën veshjet si Rihana apo Greta Thunberg.
Parada e përvitshme e Halloween-it, e gjitha për qentë, që u zhvillua në sheshin Tompkins në Nju Jork ofroi një super spektakël. Qen të veshur si Rihana apo aktivistja për mbrojtjen e mjedisit Greta Thunberg, tërhoqën vëmendjen e qindra njerëzve që ishin mbledhur për të parë miqtë e vegjël me katër këmbë.
Jo vetëm qentë por edhe pronarët e tyre kishin zgjedhur të vishnin kostume pavarësisht se parada nuk është për ta. Kishte nga ata që kishin zgjedhur për qentë e tyre kostume që i kishin bërë vetë, duke i bërë ata si Dracula, Snoopy apo edhe personazhe të frikshme.
Këlyshët garuan për kurorën e “Best Dressed”, apo kostumi më I mirë, që e fitoi një qen i veshur si Snoopy & Red Baron bazuar në episodin e dashur Charlie Brown. Por edhe ata që nuk fituan, morën në shtëpi nga një çantë me ushqim qensh.

[ad_2]

Leave a Reply