Beat FM Albania

Paris, vriten 4 persona brenda Drejtorisë së Policisë

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Katër punonjës policie janë vrarë të enjten në një sulm me thikë brenda Drejtorisë së Policisë në Paris.

Tre policë dhe një punonjëse administrative u vranë nga një anëtar i stafit, i cili më vonë u qëllua për vdekje nga policia.

Ministri Francez i Brendshëm, Christophe Castaner tha për CNN se sulmuesi ishte një 45-vjeçar dhe kishte qenë punonjës në komisariat që nga viti 2003.

Akoma nuk ka asnjë tregues për një motiv që mund ta ketë shtyrë atë të kryejë krimin .

Megjithatë, policia franceze ka shoqëruar në komisariat dhe bashkëshorten e tij për të zbardhur më tepër rreth krimit.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED