Pas mbërritjes nga SHBA me grupin e saj të punës, këngëtarja Aurela Gaçe vendosi të vetëizolohej për të mirën e fëmijëve dhe familjarëve të saj.
Dy javë pas vetëizolimit këngëtarja fatmirësisht nuk ka shfaqur asnjë simptomë të epidemisë dhe është takuar më në fund me dy vajzat e saj.
Momentin emocionues, Aurela e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale, duke treguar se sa i vështirë ka qenë për të qëndrimi larg vajzave.
“Më në fund, bashkë . Mbas 14 diteve ,vetë-izolim ( per shkak se kishim udhetuar se bashku me grupin) .
Zemra e dinte si po duronte pa mundur ti perqafoja . ~
~
Pritëm me ankth te 7 ne qe ishim 2 jave më parë pertej oqeanit, me friken se mund te shfaqnim ndonje shenje. Per 14 dite, pyesnim perdite njeri-tjetrin, por, fatmiresisht, te gjithe ne jemi mire e i ju bashkuam me ne fund familjeve tona. .
Vete-izolimi ishte detyre pindërore. Por edhe per ata prindër qe na kanë dhene jeten. ~~~
Tani ,do te vazhdojme te qendrojme mbyllur, por se bashku. ~~~
~~
Dua te falenderoj secilin nga ndjekesit qe më kane derguar mesazhe , qysh nga momenti kur u kthyem, duke pyetur se si ishim,e duke me dhene kurajo .
Ishte shume prekese per mua, pasi kisha edhe shume presion psikologjik ,duke pritur cdo dite per ndonje simptome. E vleresoj shume kujdesin dhe dashurine tuaj. –
— Se bashku ,shpresoj t’ja dalim ,te gjithe .
#uneqendrojneshtepi“- shkruan Aurela duke i prekur të gjithë me fjalët e saj.
The post Pas dy javësh në karantinë, Aurela Gaçe takon e përmalluar vajzat appeared first on 98.5 FM.