[ad_1]

Kim Kardashian është nënë e 4 fëmijëve, dy prej të cilëve kanë ardhur në jetë përmes nënave zëvëndësuese.

Gjatë një interviste, Kardashian ka treguar se përse ka bërë një zgjedhje të tillë. Ajo ka treguar se pas lindjes së vajzës së saj të parë North ka kryer 5 operacione në 1 vit e gjysmë për të rregulluar dëmet e shkaktuara nga shtatzënitë e saj.

Ajo ka patur një problem të quajtur ‘toxemia’ dhe pas lindjes së fëmijës së parë, North, plaçenta nuk i ka dalë jashtë dhe i është rritur brenda saj, gjë që kërkoi kryerjen e disa operacioneve.

Gjithashtu ajo ka treguar se pas lindjes së të bijës ka ngrirë vezoret si të vetmen mënyrë për t’u bërë sërish nënë. Gjatë lindjes së djalit të saj Saint ajo ka patur sërish komplikacione, dhe për këtë arsye mjekët  refuzuan që ajo të sillte në jetë një tjetër fëmijë.

Në këtë mënyrë Kim zgjodhi që dy fëmijët e tjerë të saj, të vinin në jetë përmes një nëne mbartëse.

“Jam shumë mirënjohëse për fëmijët e mi të bukur, nuk ka rëndësi se si erdhën tek unë, sepse ata erdhën tek unë. Ju jam shumë mirënjohëse nënave surrogate. Jam shumë e lumtur për familjen time. U rrita me shumë motra e vëllezër. Do të kaloja sërish të njëjtat dhimbje për të pasur vogëlushët e mi. Ja ka vlejtur e gjitha”,-ka përfunduar Kim.

The post Pas lindjes së North, Kim Kardashian i është nënshtruar 5 ndërhyrjeve appeared first on 98.5 FM.

[ad_2]

Leave a Reply