Beat FM Albania

Pas ndarjes, Nora Istrefi padit Robert Berishën, ja arsyeja

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Ndarja e çiftit të njohur Nora Istrefi dhe Robert Berisha është kryefjala e mediave rozë këto ditë.

Teksa qarkullojnë aludime të ndryshme për ndarjen e tyre, së fundmi po shkruhet se Nora Istrefi ka dorëzuar kërkesën për divorc dhe po ashtu ka ngritur padi për Robertin.

Sipas mediave në Kosovë, këngëtarja ka dorëzuar një padi në gjykatë për Robert Berishën, duke e cilësuar si abuzues dhe me lidhje jashtëmartesore.

Insajderi ka zbuluar se padia është bërë dy javë më parë në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Disa ditë pas dorëzimit të padisë, Robert Berisha, ka njoftuar se është ndarë me Nora Istrefin.

“Padia është dorëzuar dy javë më parë në Gjykatë. Arsyeja e kësaj është se Robert Berisha, është abuzues dhe është në lidhje jashtëmartesore me një modele nga Prishtina”, ka thënë ky burim.

I njëjti burim ka thënë se çifti i famshëm i shoëbizit ka më shumë se një vit që nuk kanë bashkë.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED