Beat FM Albania

Pas një beteje sekrete trevjeçare, këngëtari Sir Rod Stewart arrin të mposhti sëmundjen e rëndë

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Këngëtari Rod Stewart ka njoftuar se e ka mposhtur kancerin e prostatës pas një beteje të fshehtë e cila zgjati tri vjet. Ylli 74 vjeç ishte diagnostikuar me këtë lloj kanceri në shkurt të vitit 2016 pas një kontrolli të zakonshëm. Këngëtari legjendar i rokut e zbuloi lajmin gjatë një organizimi për mbledhje të mjeteve financiare, ku po merrte pjesë së bashku me ish-pjesëtarët e grupit “Faces”, Kenney Jones dhe Ronnie Wood. Sipas burimeve, ai tha para personave të pranishëm se e kishte paralajmëruar gruan e tij, Penny Lancaster, që do ta bënte publik lajmin për luftën me sëmundjen vdekjeprurëse pikërisht në këtë tubim.

“Tri vjet më parë u diagnostikova me kancer në prostatë. Askush nuk e ka ditur, por mendoj se kjo ishte koha e duhur për ta treguar. Tani jam shëruar, thjesht për shkak se e kam zbuluar herët. Kam bërë shumë teste”, tha ai. “Burra, ju vërtet duhet të shkoni te mjeku, nuk ju kushton asgjë”, shtoi ylli i muzikës rok.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED