[ad_1]

Pasi përfundoi “Festivali i Këngës” dhe fituese u shpall Arilena Ara me këngën “Shaj” u ngritën shumë polemika dhe pakënaqësi.

Pjesa më e madhe e publikut priste që fituese të ishte Elvana Gjata me këngën “Me tana” e cila e elektrizoi dhe ngriti gjithë sallën në këmbë.

Pati shumë pakënaqësi dhe komente negative si nga personazhet e ekranit apo dhe njerëz të thjeshtë për këtë fitore dhe Arilena Ara nuk bëri asnjë deklaratë.

Dy ditë pas fitores, Arilena ka bërë një postim në rrjetin e saj social “Instagram” ku shfaqet me kupën në dorë dhe me sytë e përlotur.

“Me këtë këngë kam qarë dhe kam qeshur”, shkruan Arilena.

View this post on Instagram

Me ktë këngë kam qarë dhe kam qeshur.

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on Dec 24, 2019 at 9:33am PST



[ad_2]

Leave a Reply