Menjëherë pasi lançoi projektin e parë, “Don’t Start Now” të albumit më të ri muzikor, këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa lajmëroi se do të performonte edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të “MTV EMA 2019”.
Dua u shfaq në skenën madhështore e rrethuar nga kërcimtare të cilat ishin në sinkron në mënyrë perfekte me njëra-tjetrën dhe këngëtaren.
23-vjeçarja shkëlqeu me performancën dhe interpretimin live të prurjes së saj më të re që është pritur mjaft mirë nga publiku.
Mijëra shikues të spektaklit u shprehën në rrjetet sociale se kjo ishte performanca live më e arrirë e Dua Lipas e cila shpeshherë është kritikuar mbi mënyrën se si kërcen në skenë.