[ad_1]
Ylli i muzikës Celine Dion vazhdon të luftojë me sëmundjen “Sindrome Awkward Man” e njohur si “sindroma e njeriut të ngurtë”, por lajmet nuk janë pozitive për gjendjen e sa shëndetësore.
Motra e saj, Claudette, ka bërë të ditur se këngëtarja ka humbur kontrollin e muskujve.
Çrregullimi neurologjik me të cilin është diagnostikuar 55-vjeçara ka filluar të përkeqësohet duke e penguar atë të këndojë.
“Ajo që më thyen zemrën është se ajo ishte gjithmonë e disiplinuar.Është e vërtetë që si në ëndrrat tona ashtu edhe në ato të saj, synimi është rikthimi në skenë. Por kordat vokale janë muskuj dhe zemra është gjithashtu një muskul. Për shkak se është një rast në një milion, shkencëtarët nuk kanë bërë aq shumë kërkime sepse nuk prek shumë njerëz.“-deklaroi motra e saj.
Sëmundja e rrallë e Dion, ndër të tjera, shkakton konvulsione, lëvizje të pavullnetshme të muskujve të fytyrës apo gjymtyrëve dhe rritje të ndjeshmërisë ndaj zhurmës dhe prekjes. Shkenca nuk ka arritur ende të identifikojë shkaqet e sakta, por studimet e para tregojnë se bëhet fjalë për një sëmundje autoimune.
[ad_2]