[ad_1]

Komediani i njohur Kevin Hart ka ndarë së fundmi me ndjekësit rrugëtimin e rikuperimit nga aksidenti i tmerrshëm me makinë, që pësoi pak kohë më parë. Ai ka publikuar një video në “Instagram” ku shihet teksa kryen intensivisht ushtrime fizike, për t’iu rikthyer normalitetit. Hart ndan gjithashtu mësimin e marrë; se asgjë në këtë jetë nuk mund të merret si e përhershme.

“Kur Zoti flet, ju duhet të dëgjoni. Jeta është me të vërtetë interesante. Disa nga gjërat më të çmendura që na ndodhin, përfundojnë të jenë gjërat për të cilat kemi më shumë nevojë. Dhe në këtë rast, sinqerisht ndihem sikur Zoti më tha të ndalem dhe të ulem.
Pas aksidentit, i shoh gjërat ndryshe, e shoh jetën në një mënyrë krejt tjetër. Jam falenderues për familjen që kam, miqtë, për njerëzit që kanë rrugëtuar dhe kanë qendruar përkrah meje. Fansave të mi, ju faleminderit për gjithçka. Dua t’ju them që të mos merrni asgjë për të mirëqenë, sepse asgjë nuk është e premtuar”-shprehet Kevin Hart në video.

George_Lamberis_instagram.com_B4OlTk0lT96

[ad_2]

Leave a Reply