Futbollistët e Barcelonës, Gerard Pique dhe Arturo Vidal patën sukses në një turne pokeri. Ata morën pjesë në evenimentin “High Roller Single-Day” në Kazino të Barcelonës dhe morën fitime të konsiderueshme për në shtëpi.
Pique përfundoi i dyti në renditje dhe fitoi plot 352.950 euro, ndërsa Vidal fitoi 134.460 euro, shkruan Marca. Në total, të dy futbollistët kishin një fitore prej 487.410 eurosh.
![iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development](https://www.ihost.al/assets/banner/banner.jpeg)