Prezantuesja e krijuar nga inteligjenca artificiale nis karrierën në televizion
Bukuroshja Alba Renai është një influencuese virtuale, por kjo nuk e ka ndaluar që të nisë karrierën e saj në televizion. Alba do të prezantojë “Supervivientes”, versioni spanjoll i “Ishullit të njerëzve të famshëm”. Reality shoë do të transmetohet në TeleCinco, një televizion i menaxhuar nga Mediaset España.
Edhe zëri i saj nëpër video duket i modeluar nga softueri. Zëri nuk përputhet me lëvizjet e gojës dhe fytyra e Albës është më ndryshe se në foto.
Reagimi i përdoruesve nuk është shumë i mirë. Ndër komentet më të shpeshta janë ata që pyesin e pse produksioni nuk zgjodhi të fokusohej tek një prezantuese e vërtetë.