[ad_1]

Princ Harry humb betejën ligjore mbi mbrojtjen e sigurisë në MB



Princi Harry  humbi sfidën e tij kundër qeverisë britanike në lidhje me nivelin e tij të sigurisë mbrojtëse në Britaninë e Madhe, Gjykata e Lartë njoftoi më 28 shkurt.

Duka i Sussex-it ishte përpjekur të anulonte një vendim, i cili pa statusin e tij të sigurisë të ulët, pasi ai hoqi dorë nga roli i tij si anëtar i familjes mbretërore.

Sipas gjykatës ‘’duke mos pasur titull mbretëror princi Harry nuk mund të përfitojë nga mbrojtja’’. Avokatët e tij kanë argumentuar se vendimi është marrë në mënyrë të padrejtë.

Princi Harry nisi sfidën ligjore pasi iu tha se ‘’nuk do t’i ofrohej më i njëjti nivel mbrojtjeje me financim publik kur të ishte në vend’’.

Shumica e këtyre procedurave ligjore u mbajtën në mënyrë private gjatë dhjetorit, por vendimi tashmë është bërë publikisht nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Sir Peter Lane. Gjykata konstatoi se nuk kishte pasur ndonjë paligjshmëri në marrjen e vendimit për uljen e statusit të sigurisë së Princit Harry.

Natyrisht, këto vendime vlejnë edhe për Meghan Markle, duke qenë se së bashku me Harry morën vendimin për t’u larguar nga detyrat mbretërore.

Harry dhe Meghan aktualisht jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ata ende bëjnë vizita në Mbretërinë e Bashkuar, kjo është arsyeja pse ata duan mbrojtje personale.

Ata do të duhet të paguajnë për mbrojtjen e tyre.







[ad_2]

Leave a Reply