Mozzik dhe Loredana që nga momenti që deklaruan publikisht lidhjen e tyre janë kosnideruar një nga çiftet më simaptik dhe mjaft të lidhur me njëri-tjetrin. Ata ishin bashkë në jetë dhe bashkë në muzikë dhe karrierën e tyre dhe kjo dukshëm vihej re pasi në çdo projekt emri i njëri gjithnjë shoqërohej nga emri i tjetrit edhe nëse nuk ishte ai vetë protagonisti.
Nëse njëri prej tyre bëhej gati të publikonte një videoklip suporti prej partnerit ishte maksimal por kohët e fundit diçka ka ndodhur.
Loredana do të sjellë bashkëpunimin e saj të ri me reperin turko-gjerman, Mero, por Mozzik s’ka qenë i pranishëm në xhirimet e klipit.
Gjithashtu është vënë re se Mozzik ndryshe nga më parë nuk e ka promovuar projektin e Loredanës në rrjetet e tij sociale. Një situatë e tillë të bën të dyshosh se diçka po ndodh me Mozzik dhe Loredanën, mos ndoshta marrëdhënia e tyre po kalon një krizë?
Sipas “Prive” edhe burime pranë artistëve e kanë konfirmuar të njejtën gjë.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një hatërmbetje të çastit apo diçka më serioze.
The post Probleme në Parajsë?! Mozzik dhe Loredana krizë në çift… appeared first on 98.5 FM.