[ad_1]

Flamur “Alex” Beqiri është qëlluar 10 herë përpara shtëpisë së tij në Battersea, në jug-perëndim të Londrës rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të martës.
Në vendngjarje ishte edhe bashkëshortja e tij Debora Krasniqi dhe një prej fëmijëve të tij.
Menjëherë në ndihmë të Beqirit, i cili ishte baba i dy fëmijëve të vegjël dhe një foshnje të porsalindur, erdhi një mjek dhe një infermiere që jetonin në të njëjtën rrugë por vdiq pavarësisht përpjekjeve të tyre për ta mbajtur në jetë.
Fqinjët thanë se dëgjuan të shtëna të shumta me armë të ndjekura nga britmat e një gruaje që në mënyrë të dëshpëruar kërkonte ndihmë.
“Dëgjova deri në 10 të shtëna. Më pas ulërimat e një gruaje. Kur dola kuptova se ishte një nga fqinjët e mi. Ai ishte i shtrirë përpara derës së tij në një pishinë gjaku. Ishte akoma gjallë. Po shpresonim të jetonte. Nuk e keni idenë sesa e dëshpëruar ishte gruaja e tij,”- tha fqinja Vittoria Amati, 60 vjeç.
Viktima, i cili është vëllai i ish-yllit të “Real Housewives Of Cheshire”, Misse Beqiri, po kthehej në shtëpi me gruan dhe fëmijën e tij pasi kishin ngrënë jashtë, kur u qëllua vetëm në oborrin e shtëpisë së tij.
Atentatori u arratis me këmbë në drejtim të Urës Battersea Road.
Mediat raportojnë se gjithashtu disa bashkëpunëtor dhe miq të tij janë vrarë që kur ai u zhvendos në Britani për të jetuar rreth tre vjet më parë.
Shoku i tij Naief Adawi, 33 vjeç, u vra nga një sirian para një dyqani në Malmo në gusht.
Të shtënat mendohet se janë kryer nga anëtarë të bandave.
Adawi ishte arrestuar pasi mori pjesë në grabitjen e 7 milonë paund në një furgon në Danimarkë në vitin 2008.

[ad_2]

Leave a Reply