[ad_1]
Tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter që goditi Turqinë ditën e djeshme ka sjellë viktima e dëme të shumta. Deri më tani, raportohen 21 të vdekur dhe 1015 të plagosur, ndërsa mbi 100 ndërtesa janë shkatërruar në Elazig.
Me një thellësi prej 6.75 kilometrash, tërmeti i fortë është pasuar nga 97 lëkundje të tjera, me magnitudë që varion nga 2.7 deri në 5.4 të shkallës Rihter. Këto paslëkundje kanë shkaktuar panik tek qytetarët, të cilët janë detyruar ta kalojnë natën jashtë, ndonëse temperaturat shënonin nën 0 gradë. Menjëherë ka nisur nxjerrja e personave të mbetur nën rrënoja, ku raportohet se mëngjesin e sotëm, pas 12 orësh, një grua shtatzënë ka arritur të nxirret gjallë nga një banesë e shembur.
Profesori turk Sukru Ersoy ka deklaruar se zona ku ka rënë tërmeti ka qenë gjithmonë e rrezikuar dhe fakti se aty nuk janë shënuar lëkundje për një kohë të gjatë ishte një shenjë që nga momenti në moment pritej një goditje e fortë. Kjo, si pasojë e grumbullimit të energjisë, që sipas Ersoy, këtë herë mund të ketë çarë koren e tokes.
[ad_2]