Beat FM Albania

Prokuroria e Milanos nis zyrtarisht hetimet për Chiara Ferragni

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Prokuroria e Milanos nis zyrtarisht hetimet për Chiara Ferragni



Një hetim për mashtrim ndaj influencueses Chiara Ferragni dhe Alessandra Balocco, pronare e një kompanie që prodhon ëmbëlsirën e njohur tradicionale të Krishtlindjeve, “panetone”, ka nisur prokuroria e Milanos, njofton shtypi italian.

Ky është rasti i njohur i bashkëpunimit mes Ferragnit dhe Baloccos. Bashkëpunim me të cilin një vit më parë iu referua një nismë bamirësie për blerjen e pajisjeve diagnostikuese për një spital pediatrik në Torino.

Sipas të dhënave të deritanishme, megjithatë, donacioni për spitalin dyshohet se është bërë nga kompania para se të fillonin shitjet e panetoneve, ndërsa çmimi i ëmbëlsirës për shkak të “reklamës” së influencueses u trefishua.

Në orët e fundit, sipas gazetës La Stampa, janë sekuestruar një pjesë e bisedave mes influencueses me Baloccon, nga e cila dyshohet se kanë dalë sekrete të rëndësishme. Në të njëjtën kohë, policia financiare italiane vijon hetimet për dy aktivitete të tjera tregtare të lidhura, siç u njoftua, me nismë bamirësie: shitjen e vezëve të Pashkëve dhe një kukull, e cila ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me Chiara Ferragnin.







iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED