[ad_1]
Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me famë botërore, Dua Lipa, që prej disa muajsh ka nisur lidhjen me Anwar Hadid dhe gjërat janë vërtetë serioze. Ato kanë ndërmarrë hapin e bashkëjetësës, janë prezantuar me familjet e njëri-tjetrit dhe shihen kudo të shoqëruar.
Dua dhe Anwar së fundmi kanë vizituar artisten e thonjve Mei Kawajiri, e cila ju ka lyer thonjtë me modelet e zgjedhura nga veta ata. Anwar ka zgjedhur një manikyr neoni blu, rozë dhe të verdhë me “APLUS” të shkruar nëpër thonjë.
Nga ana tjetër, Dua ka zgjedhur një ngjyrë bezhë të hapur dhe ka vizatuar figura gjeometrike në rozë dhe jeshile.
Dyshja po ashtu kanë fotografuar duart së bashku duke treguar thonjtë e sapolyer.
I dashuri i Duas, njihet për një stil të veçantë. Ai po ashtu ka lyer dhe flokët, njëherë bjond e më pas në rozë.
[ad_2]