Ndarja e Robert Berishës me Nora Istrefin tronditi të gjitha faqet rozë. Ishte vetë këngëtari që njoftoi me anë të një postimi në Instagram se martesës së tyre i ka ardhur fundi.
Askush nuk e vuri re, por kënga e fundit e Norës i tregoi të gjitha.
“Jena n’da” titullohet bashkëpunimi i saj me Irkenc Hykën, i cili doli në treg me 27 korrik. Ndërsa Roberti e deklaroi ndarjen rreth një muaj më vonë, 25 gusht 2019.
Teksti i këngës, i punuar nga Irkenci flet për një histori dashurie, e cila mori fund për shkak të tradhtisë.
“Pse me u nda kur t’du hala”, thotë Nora në një pjesë të tekstit.
Nuk dihet nëse kjo lidhet me jetën e saj private, por në postimin e tij, të cilin e ka fshirë, Roberti tha se ndarja erdhi pasi nuk ndjenin më dashuri për njëri-tjetrin.
“Unë edhe Nora nuk jemi mo bashk, por tan jetën do jemi babi dhe mami i Renees loqkës tonë dhe shokë të mire deri ne vdekje. Nese nuk ka mo dashni mes nje çiftit, nuk dmth me bo armik e mja kthy shpinën. Bonuni pozitiv e keshni sa ma shum edhe respektojeni edhe qato qe sju don te miren se sen sbohet. Permes kti postimit Nora Istrefin e falenderoj shum qe ma ka pru ne jetê nje fëmi si Renee edhe shum kujtime te bukra prej 2006. Noriq, t’kom borxh tan jetën. I ëish you all the best”, shkroi ai.
Ndërkohë nuk ka asnjë reagim nga këngëtarja.